Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.

Ky institut tregon se sot parashihet të jetë mot kryesisht të vranët dhe me shi.

“Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje IHK njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.