Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometerologjik njofton se nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit do të ketë reshje të herë pas hershme të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s.