Pas aksidentit, shoferët dalin për të rrahur njëri-tjetrin

Dy makina janë aksidentuar së fundmi në Maminas. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar, mirëpo shoferët e dy makinave dhe pasagjerë janë konfliktuar me njëri tjetrin. Siç shihet edhe nga pamjet, ata janë konfrontuar fizikisht.

Madje njëri prej tyre ka nxjerrë edhe kavot (e baterisë) nga bagazhi i makinës.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që pas aksidentit, shoferët e zgjidhin gjithçka me sherr.