Pas rasteve të fundit, reagon Infektologu Krasniqi

Infektologu kosovar, Valbon Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qytetarët nuk duhet të dëshpërohen e zhgënjehen, teksa sot kanë rezultuar 7 raste të reja me coronavirus.

Krasniqi ka bërë të ditur gjithashtu që nga nesër nis faza e dytë e zbutjes së madave anti-COVID, kjo vjen si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët që kanë treguar disiplinë.

Ai ka thënë se pavaresisht kësaj, duhen ende të mbrohemi.

“Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshprim e zhgënjim. Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshme. Jemi në rrugë të drejtë”, ka shkruar ai.