Pas Realit edhe Atletico interesohet për Vedat Muriqin

Futbollisti i Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi është bërë shumë i kërkuar, pas formës të mirë që është duke e kaluar në La Liga.

Për Muriqin tani ka një derbi të Madridit, pasi edhe Reali, ashtu edhe Atletico, janë të interesuar për shërbimet e tij.

Atletico Madridi do të synonte transferimin e tij, nëse Jaoa Felix do të largohej. Në listën e ngushtë të Atleticos është edhe Marcus Thuram dhe Enes Unal.

Lazio do të kishte më së shumti interesim për shitjen e tij, pasi do të fitonte 45 për qind.

Muriqi për 12 ndeshje në La Liga, ka shënuar tetë gola, teksa ka asistuar një tjetër.