Pas shkarkimit të Sahatçiut, Eliza Hoxha thumbon Ramën: Goxha thellë Badovci

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka shkarkuar Donjeta Sahatçiun nga posti i nënkryetares së Komunës në kuadër të asaj që ai e ka quajtur ristrukturim i kabinetit qeverisës në kryeqytet.

Donjeta Sahatçiu është pjesë e PDK-së, pozitën e kishte marrë si pjesë e koalicionit në nivel lokal LDK-PDK.

Tashmë kanë nisur nga PDK-ja, Eliza Hoxha, deptuete e kësaj partie politike ka thumbuar kryetarin e kryeqytetit Përparim Rama.

Ajo e ka përmendur Badovcin, për të cilin ka diskutime shkëmbimit të pronave.

“Goxha thellë BADOVCI për ata po notojnë në te”, ka shkruar Hoxha në Facebook.