Pas shpërthimit në Ferizaj, banori hedh bombolën dhe furrën

44 persona mbetën të lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm nga një bombol gazi pak ditë më parë në Ferizaj, 6 nga të cilët janë në gjendje më të rëndë dhe kanë nevojë për trajtim në Turqi.

Pas këtij incidenti, një banor i po këtij qyteti ka dërguar fotografi në redaksinë tonë duke treguar se ka hedhur bombolën dhe furrën me gaz për shkak të frikës, njofton Klan Kosova.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy persona në gjendje më të rëndë janë nisur drejt Turqisë ndërsa dy të tjerë janë në pritje.