Pas vërshimeve, mbyllen shkollat dhe çerdhet

Dje Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve të mëdha si pasojë e reshjeve të shiut.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë për Insajderin se sot situata është më e qetë, por njoftoi se janë mbyllur shkollat dhe çerdhet për sot dhe nesër.

Mbrëmë e kemi pas një natë jashtëzakonisht të vështirë për shkak të reshurave dhe daljes nga shtrati të lumit Stena që i ka marrë disa shtëpia andej përgjatë lumit në qytetin e Vushtrrisë. Po ashtu ka pasë edhe disa shtëpi në disa fshatra, por në qytet gjendja u kanë ma kritike, për këtë arsye kemi shpallë gjendje të jashtëzakonshme. I kemi mobilizuar kompanitë private të cilët kanë ardhur në mënyrë vullnetare kanë pastru urat të cilat janë bllokuar për shkak të reshurave”.

Sot situata është më e qetë. Kemi pas mbledhje të stafit emergjent në ora 10. Ekipet janë në terren, situata është nën kontroll. Për shkak të kësaj situate, sot edhe nesër i kemi lëshu nxënësit. I kemi mbyllë shkollat dhe çerdhet për sot dhe nesër”, tha Idrizi.

Tutje, Idrizi tha se sot nuk ka ndërprerje të rrymës dhe se vlerësimin e dëmeve do ta bëjnë në ditët në vazhdim.

“Dje ka pas ndërprerje të energjisë elektrike, por sot jo. Ka disa dëme materiale, por vlerësimin do at bëjmë më vonë”, u shpreh ai.