Pasi u lirua nga Infektiva, Luljeta Zhubi-Buçinca bëhet drejtoreshë e Spitalit

Luljeta Zhubi-Buçinca u largua nga pozita e drejtoreshës së Infektivës, për të marrë një pozitë më të lartë.

Ajo u bë ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Spitalit të Mitrovicës, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta e ka konfirmuar emërimin e saj në këtë pozitë nga familjarë të ngushtë.

Zhubi-Buçinca u bë drejtoreshë pas shkarkimit të drejtorit të deritashëm, Sadik Fejza.