PDK thërret sonte konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sonte në ora 20:00 konferencë për media, në selinë qendrore në Prishtinë, shkruan Fokusi.info.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

“Ftesë për media Partia Demokratike e Kosovës mban sonte konferencë për media, nga ora 20:00, në zyret e selisë qëndrore”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë nuk është treguar se kush do të flasë, apo çfarë do të flitet.