Pëllumb Pipero: Vaksina anti-COVID në Shqipëri në fund të dhjetorit, do ta marrin…

Pëllumb Pipero është optimist për vaksinën anti-COVID dhe thotë se mund të mbërrijë në Shqipëri në fund të dhjetorit ose fillim janari.

Pipero tha në “Real Story” në News24 se personat mbi 45 vjeç duhet ta marrin të parët dhe se kjo nuk kërkon sasi të madhe.

“Unë mendoj por kam dhe disa informacione që po punohet paralelisht në disa drejtime. COVAX një mundësi e madhe, më e sigurt në terma afatgjatë, por po punohet paralelisht për ta marrë me vende të tjera të Europës.