Për herë të parë në botë, vaksinat po shiten lirisht në farmacitë e Francës

Farmacitë në Francë kanë marrë furnizim me vaksinën amerikane Moderna dhe janë duke e shpërndarë atë te të gjitha moshat që aplikojnë, raporton noa.al duke cituar të përditshmen franceze “Le Parisien”.

Qindra mijë doza të vaksinës mRNA janë shpërndarë nëpër farmaci dhe ato po tërhiqen nga qytetarët në përpjekje që të shmangin infektimin dhe të mund të lëvizin lirisht te vendet që e kanë si kusht.

“Pyeta nëse jepnin vërtet vaksina dhe u futa në faqen e një farmacie e aplikova për të shkuar ta marr. Jam e befasuar që më thirrën mbrëmë dhe sot ika e bëra”, tha Juliette, një 33 vjeçare pariziene që mori vaksinën në farmaci ndërsa deri dje ishte mosbesuese se lajmi i përhapur më 24 maj ishte i vërtetë.

“Mora dozën e parë dhe pres të dytën që të jem në gjendje të shkoj me pushime dhe të mbrohem sepse do të shkojmë te gjyshërit në Portugali,” shpjegon ajo.

Njerëzit që kërkojnë të vaksinohen janë përgjithësisht persona aktivë që duan të rifillojnë një jetë normale, të dalin jashtë, dhe pastaj, mendoj, se po konsiderojnë pasazhin shëndetësor”, vëren Yorick Berger, farmacist në kryeqytet.

Në Francë, pragu i 50% të të rriturve të vaksinuar me një dozë të parë është kapërcyer dhe një në pesë të rritur ka marrë dozën e dytë.

Grupi i farmacive “la Fédération des syndicats pharmaceutiques de France” (FSPF) lëshoi ​​një deklaratë duke kritikuar furnizuesin Moderna se po vonon dërgesat e saj dhe kërkoi që të nxitojë të zbatojë kontratat. /noa.al