Përfshihen nga zjarri malet e Budakovës

Malet e fshatit Budakovë të Suharekës janë përfshirë sonte nga zjarri, shkruan Fokusi.info.

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit thotë se persona të pandërgjegjshëm i vunë zjarrin, e në përhapje të tij ndikoi edhe ngritja e temperaturave.

Siç thuhet, zjarrfikësit u përballën me këtë situatë nga ora 19.30 deri në 21.35./Fokusi.info/