Përfshihet nga flakët kodra me ullinj në Fier, banorët dhe zjarrfikëset në ‘luftë’ me zjarrin

Një vatër zjarri ka rënë këtë mbasdite në Portëz të bashkisë Fier. Nga flakët është përfshirë një kodër me ullinj e shkurre.

Në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrëfikëse, të cilat po ndihmohen për shuarjen e flakëve edhe nga banorët e zonës.

Terreni është i vështirë dhe flakët favorizohen nga era./lajmifundit.al