Përfundon në lum vetura që u aksidentua në Badovc, tri vajza ishin brenda saj

Vetura që u vetaksidentua sonte, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lum.

Tre persona janë lënduar nga ky vetaksident që ndodhi në afërsi të Liqenit të Badovcit, më saktësisht në lagjen “Suteska” të Mramorit.

Banorët e kësaj zone janë munduar që veturën ta nxjerrin vetë nga vendi ku ka rënë.

Ekipi i Klan Kosovës që gjendet në terren mëson se brenda veturës ishin tre femra të cilat kanë pësuar lëndime të lehta.