Përfundon protesta e VV-së

Ka përfunduar e qetë protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.

Në protestë është brohoritur ‘Me hajna nuk ka shtet’, ‘Lumez ikë duam Republikë’, ndërsa në duar kanë mbajtur pankartat ‘Po drejtësisë, jo korrupsionit”.

Gjatë protestës është kërkuar shkarkimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, si dhe kanë folur deputetët Albulena Haxhiu dhe shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca./Fokusi.info/

Foto nga VV