Përleshje fizike në trafik, një person përfundon në QKUK

Dy persona janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje në trafik, në rrugën B në Prishtinë.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull k-shqiptar, është dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull k-shqiptar i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.