Përmbyllet Manifestimi “Ditët e Diasporës 2021”

Në Kamenicë, me gara në Streetball, janë përmbyllur aktivitetet e organizuara nga Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport për Manifestimin “Ditët e Diasporës 2021”.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, duke falënderuar Diasporën për gjithçka, tha se pati kënaqësi që të ndaj kohë me këta njerëz të mrekullueshëm.

“Me Streetball, përfunduam aktivitetet “Ditët e Diasporës”, të organizuara për nder të bashkëatdhetarëve tanë. Pata kënaqësinë të ndajmë fushën, kohën e energjinë me plot këta njerëz të mrekullueshëm, e ekipe tejet të mira. Diasporë, faleminderit për gjithçka”, tha Kastrati.

Manifestimi zgjati tetë ditë me aktivitete të ndryshme si: Koncerte, ekspozita, mbrëmje për fëmijë, dokumentare, hapja zyrtare e Bibliotekës, si dhe Finalja në futboll të vogël “Turniri Tradicional Rogana”.