Përparim Rama prezanton drejtorët në Komunë të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar ekipin që do ta udhëheq Komunën e Prishtinës, shkruan Fokusi.info.

Rama ka bërë të ditur se nënkryetar i komunës së Prishtinës do të jetë Alban Zogaj, ndërsa shef i kabintetit të kryetarit do të jetë Vllaznim Osmani.

AI po ashtu ka bërë të ditur edhe emrat që do t’i udhëheqin disa nga drejtoritë e Komunës së Prishtinës.

Postimi i plotë i Përparim Ramës:

Të dashtun qytetarë të Prishtinës,
Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.

z. Alban Zogaj – Nënkryetar
z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit
z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave

z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë

znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës

znj. Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi

z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.