Përparim Rama shërohet nga Covid-19, del në zyrë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shëruar nga virusi Covid-19.

Ai ka njoftuar se disa herë ka rezultuar negativ në testin, kështu që nga sot puna vazhdon në zyrë.

“Mirmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, njofton Rama./Fokusi.info/