Përplasen dy automjete në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, gjegjësisht në afërsi të vendit që njihet si “Guri i Shpum”.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, derisa s’dihet për numrin e të lënduarve dhe gjendjen e tyre, transmeton IndeksOnline.

Sipas pamjeve nga vendi ku ndodhi aksidenti, në vend të ngjarjes janë edhe njësitet e policisë.