Përplasen dy makina në Vlorë, 5 të plagosur

Një aksident raportohet se ka ndodhur në fshatin Peshkëpi të Vlorës. Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa janë plagosur 5 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 ambulanca.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/