Përplasen Gashi dhe Shala: Nëse ti je përfaqësues i VV-së, qu dil jashtë sepse nuk flas me ty

Një debat i ashpër është zhvilluar mes ish-shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit dhe opinionistit, Krenar Shalës.

Debati u zhvillua me tone të larta mes Gashit dhe Shalës.

Madje, Gashi, i kërkoi të largohej Shalës, nga studio, nëse ai flet si përfaqësues i Vetëvendosjes.

Gashi, iu drejtua duke i thënë “Nëse ti jë përfaqësues i VV-së, këtu, qu dil jashtë, s’flas me ty”.

Shala, ia ktheu “Unë pesë parë nuk i jap për paanësi, por përgjigju pyetjeve që t’i bëra”.

Ndërkaq, Gashi vazhdoi duke thënë, se konstatimet e Shalës, janë të pasakta dhe të pavarteta, lidhur me LDK-në.