Përplasi me makinë një të mitur në kryeqytet, pranga 18-vjeçarit

TIRANË- Një 18-vjeçar me iniciale F. H., ka rënë në prangat e policisë pasi automjeti tip Audi me të cilin ai udhëtonte ka aksidentuar një 14 vjeçar.

Mësohet se 14-vjeçari i aksidentuar ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Dedë Gjo Luli” në kryeqytet.