Pesë të lënduar nga një aksident mes autobusit të trafikut urban dhe një taxi, pamje nga vendi

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes një autobusi të trafikut urban dhe një taxi në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.

Sipas saj, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Mediat kanë publikuar edhe pamje nga vendi i aksidentit.