Pesë viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut dhe 101 raste të reja

Në Maqedoninë e Veriut situata po vazhdon të jetë e rëndë për shkak të virusit COVID-19.

Në 24 orëshin e fundit janë raportuar 101 raste të reja nga Instituti Shëndetit Publik, ndërsa pesë persona kanë ndërruar jetë.

Pas lehtësimit të masave janë rritur rastet e të prekurëve me coronavirus, por numri i vdekejeve të përditshme nga ky virus është shumë shqetësues.