Pëson sulm në zemër në timon, vdes 60 vjeçari në Tiranë

Një 60 vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një atak kardiak gjatë kohës që ishte duke drejtuar makinën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të Fushë-Prezës në Tiranë, kur viktima i identifikuar A.S ka pësuar sulmin në zemër, duke humbur si rrjedhoje edhe kontrollin e makinës. Mjeti ka dalë nga rruga.

“Më datë 08.12.2020, rreth orës 15:45, në rrugën e “ Fush Prezes ”, në afërsi të Urës së Gjolës, shtetasi A.S. rreth moshës 60- vjeçare nën drejtimin e mjetit “Mercedez Benz” dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge”, njofton Policia.

Sakaq grupet hetimore kanë nisur menjëherë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut e humbjes së jetës.