Plagosja me armë zjarri në Laç, identifikohet autori

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Laçit. Mësohet se i plagosuri është identifikuar si Zef Marku banues në Lezhë.

Policia shprehet se i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa është identifikuar autori i dyshuar, i identifikuar me inicialet I.Xh.

Njoftimi i policisë

Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit e dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .