Plagosje me armë zjarri

Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mëzezit. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se ai është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.