Po kalonin Vjosën, por i merr rrjedha/ Ndërron jetë një person, plagoset një tjetër

Një person ka humbur jetën e ndërsa një tjetër është dërguar në spital, pasi teksa po kalonin lumin i ka marrë rrjedha e ujit.

Ngjarja është regjistruar në lumin e Vjosës, ku ka humbur jetën E.B., e ndërsa është plagosur S.Sh.

“Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit. Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër”, njofton policia.