Policia arreston personin i cili tentoi grabitjen në një argjendari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj një të dyshuar i cili tentoi grabitjen e një argjendarie në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

I njëjti fillimisht është ndaluar nga ankuesi i cili është përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë.

Nga ky tentim grabitje përveç frikës dhe panikës nuk ka pasur persona të lënduar ka thënë për Gazetë inFokus Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

I dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen përderisa i njëjti është vënë nën kontrollë nga ankuesi i përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë.

I njëjti më pas është arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Borovci.