Policia gjen të dyshuarën që po kërkohej për shpërdorim të pasurisë së huaj

Policia gjatë ditës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një të dyshuare për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, për një rast të ndodhur në prill të këtij viti.

Pak më herët, policia njoftoi se e njëjta është identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që të sigurohet prezenca e të dyshuarës për rastin e shpërdorimit të pasurisë së huaj, që ka ndodhë në prill të këtij viti, në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë.

Aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin.

Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës” thuhet në njoftimin e Policisë.