Policia jep detaje për aksidentin në Vrellë, tregon se sa persona janë lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Vrellë të Istpgut.

Lajmin për FaktePlus, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova, ka thënë se nga ky aksident janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 15:20 minuta ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Vrellë të Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas dërgimit në Spitalin Rajonal në Pejë janë liruar për në shtëpi’, ka thënë ai për FaktePlus.

Ai, ka thënë se ekipi mjekësor ka vlerësuar se personat kanë pasur vetëm lëndime sipërfaqësore.

“Sipas ekipit mjekësor lëndimet e personave janë lëndime sipërfaqësore, dhe nuk kanë pasur lëndime të rënda”, ka thënë ai.