Policia jep detaje për rrahjen në Prishtinë, arrestohen disa persona

Një rrahje ka ndodhur sot rreth orës 17:30, në lagjen ‘Dardania’ Prishtinë, saktësisht tek vendi i quajtur ‘Te Ora’.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Policia ka marrë një njoftim se në ora 17:26 ka ndodhur një rrahje në lagjen Dardania. Me të u njoftuar, policia ka shkuar shpejtë dhe ka arrestuar disa persona. Rasti ende është duke u hetuar.”, ka thënë Krasniqi.