Policia jep sqarimet e fundit për rastin në Shtërpcë, mosha e njërit të plagosur u raportua gabimisht

Policia e Kosovës ka dhënë informata shtesë lidhur me plagosjen e dy qytetarëve ne Komunën e Shtërpcës.

Sipas njoftimit të fundit, mosha e dy personave të plagosur ishte raportuar gabimisht.

Policia e Kosovës sqaron se njëri nga të plagosurit ka moshë 21-vjeçare dhe jo 31-vjeçare, siç ishte raportuar fillimisht, dhe tjetri ka moshë minore, pra 11-vjeçare.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Informatë shtesë lidhur me personat e plagosur në Shtërpcë

Sqarim për media

Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar, ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar.

Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar.