Policia kërkon identifikimin e një personi, ja çka dyshohet

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të dhënë informata në rast se shohin këtë person.

I njëjti dyshohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve.

Komunikata e plotë:

Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.