Policia thotë se grabitësi ishte i maskuar dhe u fut i armatosur në MAXI

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth grabitjes së sontme tek lagjja Ulpiana.
Zëdhënësi për media i Policisë së rajonit të Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë për klankosova.tv, se grabitja u krye nga një person i maskuar i cili po mbante armë.
‘’Rreth orës 23 një person i maskuar dhe me armë të shkurtë ka kryer një grabitje në një market në lagjen Ulpiana, nuk ka pasur të lënduar, personi i dyshuar ka arritur të largohet, policia po e trajton rastin’’, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi, njofton Klan Kosova