Policia vazhdon t’i gjobisë qytetarët që nuk bartin maska gjatë vozitjes!

Vetëm brenda një jave mijëra qytetarë janë gjobitur për shkeljen e ligjit anti-COVID.

Por siç duket gjobat po vazhdojnë të shqiptohen edhe për mos-bartje të maskës gjatë vozitjes, gjë e cila nuk potencohet në ligjin anti-COVID.

Një gjobë e tillë u shpërnda së fundi në Strellc të Deçanit. Në një fotografi të dërguar në Indeksonline, shihet gjoba e dhënë për një vozitës ku theksohet se nuk barti maskë gjatë vozitjes.

Shuma e gjobës së shqiptuar është 35 euro.

Duhet përkujtuar që Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe kësisoj së fundi në Kuvendin e Kosovës u votua edhe ligji anti-COVID, që përcakton atë çfarë lejohet dhe çfarë jo gjatë kësaj situate./Indeksonline/