Polonia dhe Çekia ia mbyllin hapësirën ajrore Rusisë

Polonia dhe Republika Çeke do të mbyllin hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, raporton CNN.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha të premten se ai po harton legjislacionin që do të çojë në “mbylljen e hapësirës ajrore për linjat ajrore ruse”.

Ministri i Transportit i Republikës Çeke, Martin Kupka tha se vendi do të ndalojë operimet e të gjithë transportuesve rusë në territorin e tij duke filluar nga nesër.
“Që nga mesnata e sotme, ne po ndalojmë operimin e të gjithë transportuesve ajrorë rusë në territorin çek”, tha ai në Twitter.

Dje, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se po ndalon avionët civilë rusë nga hapësira e saj ajrore.