Poshtërsia e një simpatizanti të Kurtit, i thotë kalbu invalidit të UÇK-së veç pse kundërshtoi testet nga Serbia

Disa simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, e sulmojnë me komente të rënda invalidin e luftës së UÇK-së, Shpëtim Agusholli, vetëm pse kundërshtoi testet nga Serbia shkruan Fokusi.info.

Në një postim të vet Agushollit, të shpërndarë në profilin e tij në Facebook, duke ia bashkangjitur edhe tekstin “Unë do të kalbem ne karroc, por do të jetoj aq gjatë sa ti mos ta arritesh vllaznim-bashkimin me serbin”.

Kjo mënyrë e linçimit të njerëzve, që kundërshtojnë diçka të dëmshme, është nga më të turpshmet, sidomos kur dihet se Agusholli nuk mban post politik./Fokusi.info/