Premtoi 500 shtëpi për të prekurit nga tërmeti/ Rama takohet në Turqi me Recep Tayip Erdogan (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme në Turqi me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan. Ai ka ndarë një video me momentet e takimit  të dy liderëve. Presidenti i Turqisë Erdogan ka deklaruar se do shteti turk do të ndërtojnë 500 banesa për familjet të cilat tërmeti i la në qiell të hapur.

Kreu i qeverisë do të marrë pjesë nëkonferencën e investitorëve myslimanë. “Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman”, deklaroi Rama dy ditë më parë.

Rama tha se është në komunikim me agjencinë shtetërore të strehimit të Turqisë që premtimi i Erdogan për 500 shtëpi të fillojë të realizohet aty ku është dhe blloku më kompakt dhe hapësira më e mundshme për të vepruar tani është Laçi.