Presidenti Erdoğan nuk pranon dorëheqjen e ministrit të brendshëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, nuk pranon dorëheqjen e ministrit të brendshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kujtojmë se ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka njoftuar se tërhiqet nga posti, duke cituar incidentet e fundit gjatë orës policore të kësaj fundjave në pjesën më të madhe të Turqisë.

“Në një proces të kryer me kujdes dhe përpikëri, përgjegjësia për gjithë zbatimin e orës policore gjatë fundjavës për të frenuar pandeminë në çdo aspekt bie mbi mua”, shkroi Soylu në tëitter.

Soylu, i cili ka mbajtur postin që nga gushti i vitit 2016, tha se skenat që ndodhën pikërisht pas shpalljes së orës policore të premten në mbrëmje nuk pasqyrojnë zbatimin e qetë të politikës.