Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq sot në Kosovë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq do të jetë sot për vizitë në Kosovë.

Milanoviq do të pritet me nderime të larta shtetërore.

Takimi ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit kroat Milanoviq do të mbahet në orën 10:00, ndërsa do të ketë konferencë pas takimit.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret me ceremonitë më të larta shtetërore presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq”, thuhet në njoftim.

Presidentin kroat do ta presë në takim edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca. /Fokusi.info/