Presidenti Meta dekoron njësitë ushtarake e policore të Kosovës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Meta do të qëndrojë në Kazermën ushtarake “Adem Jashari”.

Duke filluar nga ora 11:00, do të rreshtohen njësitet ushtarake dhe policore, e po ashtu edhe njësitë tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës për të pranuar dekoratat nga Presidenti Meta.