Presidenti Meta takohet me Erdogan

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Meta njofton se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera.

“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen”.

Në takim, dy homologët e vunë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

“Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”.