Prezantuesi lë mikrofonin gjatë raportimit ‘live’ dhe vrapon në ujë për një veprim domethënës

Një prezantues moti në Australi ka zbuluar se si kishte vrapuar drejt oqeanit, teksa po raportonte live, për të nxjerrë trupin e pajetë të një burri që po kërkohej dhe ishte shpallur i zhdukur.

Luke Bradnam, prezantues i motit për televizionin Channel Nine, ishte zhytur në ujë, 40 milje në jug të Brisbanes, kur pa një notues

Pasi pa që dallgët ishin shumë të mëdha, ai vrapoi me gjithë forcën drejt ujit për ta ndihmuar dhe nxjerrë nga uji.

Bëhet fjalë për një shtetas britanik i identifikuar si Jake Jacobs, 32-vjeç që ishte zhdukur në po të njëjtin vend për më shumë se tri ditë.

Ai për herë të fundit ishte parë në ujë me një grua 29-vjeçe dhe prej asaj kohe asnjëherë prej tyre nuk ishte parë më.

Gjithashtu është zbuluar trupi edhe i gruas, por nuk dihet nëse çifti i vdekur dhe ata që ishin cilësuar si të zhdukur, janë të njëjtit.