Pritet të shpallet ankandi i parë për parkun me energji solare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të presin të premten në një takim Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Pas takimit, Kurti së bashku me Rizvanollin dhe Power do të shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 Megawatt (MW).

Sipas njoftimit të qeverisë, shpallja e ankandit do të bëhet në ora 15:00.