Prizren, vozitësi del nga vetura dhe e ther këmbësorin

Në mëngjesin e sotëm në Prizren një person dyshohet të ketë dalë nga vetura e tij dhe ta ketë therur një person tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili po ashtu ka njoftuar që i dyshuari ende nuk është identifikuar.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin i cili ishte duke kaluar rrugën”, ka thënë Gashi.

“Viktima A.M. 27-vjeçar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke u marrë me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e kryesit të veprës.”/Fokusi.info/