Prokuroria jep detaje për personin që vdiq në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se është marrë vendim që makinisti i trenit, i cili po drejtonte trenin në kohën kur vdiq taksisti 50-vjeçar, është dërguar në ndalim për 48 orë.
“Prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes, bashkë me njësitet tjera relevante policore, për ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rasti”, ka deklaruar Prokuroria.
Ndërkaq, ka bërë të ditur se për makinistin është marrë vendim për ndalim 48 orësh.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.
Media sot ka raportuar se rreth orës 05:35 minuta të mëngjesit një person ka vdekur pasi që i njëjti është goditur nga treni.
Në vend të ngjarjes kanë dalë policia e hetuesia, ndërkaq, sipas burimeve, mësohet se bëhet fjalë për një person rreth moshës 50-vjeçare që me profesion ishte taksist.