Prokuroria thotë se materialet paraprake me 600 faqe do t’i dorëzoj në shtator, mbrojtja nuk pajtohet

Në seancë që po mbahet ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Gjykatësi i Speciales ka kërkuar një datë nga prokuroria për përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin e dosjes paraprake.

Prokurorja ka thënë se materialet do t’i dorëzojnë në javën e dytë të shtatorit të këtij viti.

“Materialet t’i dorëzojnë në javën e dytë të shtatorit 2021 dhe arsyeja për ndryshimin në afatin kohor është për shkak të afateve të reja për rikategorizimin e provave. Kemi aktakuzë të detajuar me më shumë se 600 faqeve, do të ke mundësi mbrojtja që të shkojnë se çfarë është thënë në aktakuzë”, tha prokuroja e Speciales.

Ndërsa mbrojtja ka theksuar se nuk janë në gjendje të nisin hetimin në muajin prill, për shumë arsye duke përmendur edhe pandeminë dhe është përmendur që Kosova është i vetmi vend që nuk ka vaksina anti-Covid.

Pierre Richard Prosper, që është në ekipin mbrojtës të Thaçi tha se mbrojtja s’ka qenë në gjendje të fillojë seriozisht hetimet.

“Ne nuk jemi në gjendje të fillojmë hetimet në Prill, njëherë duhet t’i marrim dokumentet që të dim çfarë të hetojmë” është thënë Prosper.